23:20 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Golf nuk do të shitet më në SHBA, vetëm GTI dhe RS

Volkswagen është afër përfundimit të modelit të ri Golf 8, por ky model standart me shumë gjasë nuk do të jetë në dispozicion për amerikanët.

Sic raporton Motor1, Volkswagen ka vendosur kundër shitjes së gjeneratës së ardhshme të Golf dhe Golf Sportwagen. Në vend të kësaj, kompania do të ofroj në Amerikë vetëm Golf GTI dhe Golf R, transmeton IndeksOnline.

Ky veprim padyshim po cilësohet si një ndryshim i madh, por nuk është dicka e pazakontë në Amerikë, pasi edhe Ford, Fiat Chrysler Automobiles dhe General Motors kanë shuar shumë modele nga linjat e tyre të makinave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti gjithashtu vuri në dukje se Golfi standart nuk është shumë popullor atje.

Sipas numrave të shitjeve në prill, kompania arriti të shiste vetëm 772 Golf standart dhe 900 Sportwagen. Për krahasim, u shitën 1,199 Golf GTI dhe 441 Golf RS. Pra amerikanët preferojnë makina më të fuqishme.

VW ende nuk ka dhënë njoftimin zyrtar, por Motor1 është njëra nga faqet më të mëdha automobilistike në Amerikë dhe rrallë herë dështon në raportet e saj. /IndeksOnline/