10:58 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / B O

Golfi më i shtrenjt në histori shitet për vetëm 8 minuta

Volkswagen javën e kaluar ka prezentuar modelin e ri të Golfit, Golf R 333.

Çmimi i tij është rekorde plot 76 mijë euro por ky fakt nuk ka ndikuar aspak te blerësit ngase është arritur një tjetër rekord për shitjen më të shpejt të tij.

Modelet e Golf R 333 janë shitur për vetëm 8 minuta.

Shefi i Komunikimit të Produkteve në VW, Stefan Voswinkel e konfirmoi këtë në profilin e tij në Linkedin.

Golf R 333 është i destinuar për tregun gjerman dhe fuqizohet nga një motor 2.0 litërsh që zhvillon 328 kuaj fuqi./Indeksonline/