20:58 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Goli i Hadërgjonajt nominohet për më të mirin në kualifikimet për Ligën e Kombeve, këtu mund të votoni

UEFA e ka nominuar golin e Florent Hadërgjonajt kundër Maqedonisë së Veriut si më të mirin në kualifikimet për Ligën e Kombeve.

Përveç Hadërgojnajt, në garë për këtë çmim janë edhe tre futbollistë të tjerë, transmeton Indeksonline.

Goli i serbit,  Sergej Milenkovic kundër Norvegjisë është po ashtu i nominuar. Po ashtu të nominuar janë dhe goli i Mathias Normann kundër Serbisë dhe ai i Sigurdsson kundër Romanisë.

Klikoni këtu nëse dëshironi ta votoni golin e Florent Hadërgjonajt./Indeksonline/