Goli i Mergim Berishës i sjell fitoren Augsburgut

Augsburgu ka shënuar fitore 1-0 ndaj Bayer Leverkusenit, në ndeshjen e javës së 19-të të Bundesligës gjermane.
Golin e fitores e ka shënuar sulmuesi kosovar, Mergim Berisha, në minutën e 55-të, shkruan IndeksOnline.
Ky ishte goli i gjashtë i Berishës këtë sezon me Augsburgun, në 13 ndeshje të zhvilluara deri më tani./IndeksOnline/