14:17 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Goli i portierit më frymëzoi t’i bashkohem Beneventos”

Bacary Sagna pranon se goli në minutën e fundit i shënuar nga portieri Alberto Bringoli kundër Milanit, e frymëzoi atë t’i bashkohet Beneventos.

Ish-lojtari i Arsenalit, Manchester Cityt ishte agjent i lirë, para se të transferohej befasisht në ekipin italian, transmeton IndeksOnline.

“E dija për vështirësitë me të cilat po përballen, sepse e pashë videon e portierit Bringoli duke shënuar kundër Milanit dhe unë kam qenë i intriguar nga kjo histori dhe i habitur nga mënyra se si tifozët festuan”, tha 35 vjeçari për Gazzetta dello Sport.

“Prandaj kur agjenti im më tha se ekziston kjo mundësi, vendosa të flas personalisht me Presidentin Vigorito. Ai ma shpjegoi projektin, dhe më bëri të qartë se jam në gjendje t’i ndihmoj Beneventos”, shtoi francezi.

Lojtari nga Franca, e nisi karrierën në Auxerre, pastaj në vitin 2007/14 e vazhdoi atë në Arsenal, për t’u transferuar pastaj në City ku bëri afro 60 paraqitje./IndeksOnline/