13:16 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Fiorentina në epërsi, goli shkon për Astorin (Video)

Fiorentina ka kaluar në epërsi përballë Beneventos. Golin për 1 me 0 e shënoi mbrojtësi Viktor Hugo në minutën e 25’të. Futbollisti brazilian këtë gol ia kushtori Davide Astorit, italiani që ndërroi jetë javën e kaluar.

Kujtojmë se në minutën e 13’të loja u ndal për ta nderuar ish-futbollistin e Romës, Cagliarit dhe Milanit./IndeksOnline/