18:52 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Goli i Rashicës në garë për më të mirin e vitit

Milot Rashica ka zhvilluar sezonin më të mirë në karrierë me fanellën e Werder Bremen.

Ylli i Kosovës ka qenë realizator i 10 golave në 35 paraqitje me skuadrën e Bundesligës.

Në ndeshjen kundër Augsburg, Rashica realizoi dy gola shumë të bukur.

Goli i tij i dytë në atë ndeshje ka hyrë në garë për tu shpallur më i miri i sezonit të Werder Bremen.

Këtu mund të votoni për golin e Rashicës. /IndeksOnline/