Gomis humb ndjenjat në fushë por nuk dorëzohet (Video)
Ish-sulmuesi i Swansea-t Bafetimbi Gomis ka trembur të gjithë kur kolapsoi në fushë teksa po luante për Galatasaray.
Por francezi 32-vjeçar në mënyrë të pabesueshme është rikthyer në fushën e lojës duke vazhduar lojën pas vizitës së lojtarëve.
Francezi u rrëzua në fund të një aksioni përpara se të rrëzohej në tokë teksa skuadra turke po përgatitej për të kryer në një goditje këndi.
Lojtarët e shqetësuar rrethuan shokun e ekipit duke inkurajuar mjekët të ndërhynin menjëherë.
Por pas vizitës së mjekëve, Gomis u rikthye në fushën e lojës vetëm disa momente më pas.
Nuk është hera e parë që Gomis-it i bie të fikët në fushë.
Edhe në ndeshjen e Swansea ndaj Tottenham në 2015, ai duhet të largohej nga loja me barelë pasi u fik në minutën e 6’.
Get well soon Gomispic.twitter.com/LOr7W8eHoz
— #10 (@sftbI) February 18, 2018