16:31 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Google anulon plotësisht konferencën vjetore

Kur Google lajmëroi ndryshimin e planeve në lidhje me konferencën, kompania tha se është do të eksploronte mënyra të tjera që Google I/O të ishte më pranë komunitetit të zhvilluesve.

Google zyrtarisht ka anuluar konferencën e zhvilluesve I/O për këtë vit. Kompania bëri të ditur ditën e sotme se evenimenti nuk do të mbahet as online.

Kur Google lajmëroi ndryshimin e planeve në lidhje me konferencën, kompania tha se është do të eksploronte mënyra të tjera që Google I/O të ishte më pranë komunitetit të zhvilluesve.

U duk se kompania do të mbante prezantimet online ashtu si Apple kishte paralajmëruar me konferencën WWDC. Megjithatë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave të karantinimit të marra në SHBA, kompania nuk do të mbajë fare aktivitetin.

Kompania tha se për momentin shqetësimi kryesor i Google është të ndihmojë njerëzit me sfidat e reja të cilat përballen. Nuk dihet ende nëse Apple dhe Microsoft do të mbajnë versionet dixhitale të konferencave të tyre të zhvilluesve.