Google, njofton investim prej 10 miliardë dollarësh në këtë shtet

Google do të investojë 10 miliardë dollarësh në Indi, në pesë deri në shtatë vitet e ardhshme, ka njoftuar shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të saj, Alphabet Inc.
Sundar Pichai foli në ngjarjen vjetore të “Google for India”, të mbajtur në internet, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Investimi do të përdoret për të ndërtuar produkte dhe shërbime për Indinë, për të ndihmuar bizneset të shkojnë dixhitale dhe të përdorin teknologjinë “për të mirën sociale”.
“Ky është një reflektim i besimit tonë në të ardhmen e Indisë dhe ekonominë e saj dixhitale”, tha Pichai.
Me më shumë se 500 milion përdorues aktivë në vend, India është mbase tregu më i madh potencial i rritjes për Google.
Investimi do të bëhet përmes Fondit të Digitalizimit Google për Indinë./Indeksonline/