22:54 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Gooners” për Xhakën: Lider i lindur, kemi një kapiten të ri [Video]

Arsenal ka fituar edhe miqësoren e radhës në ndeshjet parasezonale që po zhvillon klubi londinez.

“Topgjinjtë” kanë mposhtur Lazion me rezultat 2-0, me golat e të riut Nielson dhe Aubameyang.

Arsenal në këtë ndeshje i besoj shiritin e kapitenit kosovarit Granit Xhaka, i cili sic duket nuk zhgënjeu, duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë.

Në momentin e golit të Nielson, faqe të ndryshme mbështetëse të Arsenal, lavdërojnë karakterin e Xhakës, i cili gjatë festimit i jep këshilla talentit të Arsenal.

“Xhaka është një lider i lindur. Një nga pretendentët kryesor për kapiten”.

Një tjetër ‘cicërimë’ shkruan: “Kjo është cfarë bëjnë liderët. Një pretend i duhur për kapiten” . /IndeksOnline/

Temat: