21:02 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / Blerim

GOOOL! Finlanda shënon kundër Danimarkës, lojtari nuk feston…

Kombëtarja e Finlandës ka kaluar në epërsi kundër Danimarkës në ndeshjen e vlefshme për Grupin B në EURO20.

Golin e epërsisë e shënoi Joel Pohjanpalo në minutën e 60’të, shkruan IndeksOnline

Futbollisti i Union Berlinit nisi të festonte, por shpejtë iu kujtua se çfarë ndodhi sot në fushë – ku kundërshtari i tij, Eriksen pati një sulm kardiak.

Kujtojmë që gjendja e Eriksenit është stabilizuar.