11:35 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Gordan Bakota, e viziton ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj

Ambasadori i ri i Republikës së Kroacisë në Berlin, Gordan Bakota sot ishte për vizitë njohëse në Ambasadën e Republikës së Kosovës.

Bakota u prit nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Kroacia është duke udhëhequr Presidencën e BE-së dhe Kosova sheh në shtetin mik një përkrahës drejt integrimeve europiane.

Kjo vizitë shihet si thellim i raporteve fqinjësore midis dy shteteve që viteve të fundit kanë pasur bashkëpunime të vazhdueshme./Indeksonline/