10:27 / E Diele, 26 Mars 2023 / Gj. Sh

Goretzka: Shkarkimi i Nagelsmann ishte një tronditje!

Bayern Munchen ditë më parë ka shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann.

Në vend të tij është emëruar gjermani Thomas Tuchel, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i Bayernit, Leon Goretzka, ka thënë se lajmi për shkarkimin e Nagelsman ishte befasues dhe ka shkatuar tronditje te futbollistët.

“Nuk kisha asnjë problem me Nagelsmann. Nuk e di se si ishte me të tjerët por mund të them se ai nuk e humbi dhomën e zhveshjes”. Lajmi i shkarkimit të Julianit ishte një tronditje! Ne lojtarët u befasuam të gjithë”, ka deklaruar Goretzka./IndeksOnline/