16:09 / E Enjte, 26 Janar 2023 / MSH

Grabiten zyret e KEDS në Shtime

Sot ka ndodhur një rast i grabitjes në rrugën “12 Qershori” në Shtime.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar për Indeksonline se dy personat, nën kërcënim të armëve të zjarrit, kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar me një automjet tauran, në drejt të panjohur.

“Sot, rreth orë 13:10 policia e stacionit në Shtime ma pranuat një informacion se në rrugën “12 Qershori” se në zyrat e KEDS ndodhur një rast i grabitjes. Policia e rendit e më pas policët hetues kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat e para është mësuar se dy persona me maska nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar me një automjet tauran në drejtim të panjohur. Në rast janë kyçur edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe nën autorizim të porkurorit kujdestar i kanë nisur hetimet në kërkim të automjetit dhe personave të dyshuar” ka deklaruar Veseli.

Ai ka shtuar se vetura në fjalë u gjet pak më vonë, rrugës për në fshatin Jezerc.

“Jo larg qytetit të Shtimes, në rrugën që qon në fshatin Jezerc, policia ka gjetur automjetin e djegur, me të cilin dyshohet se personat e dyshuar e kanë kryer grabitjen në Shtime” ka përfunduar Veseli.