20:45 / E Premte, 23 Shkurt 2018

Grabitet banka në këtë qytet të Kosovës

Policia e Kosovës në Kamenicë sot rreth orës 15:10 , ka pranuar një informatë nga punëtori i Filiales se bankës “FINCA” në  Kamenicë se një person nën kanosje të armës ka grabitur  banken e tyre.

Zyrtarët  policor nga njesiti i hetimeve në Kamenicë i janē pergjigj rastit duke reaguar me urgjencë, kane vrapuar  pas te dyshuarit .

Pasi qe i njëjti ka ikur këmbë ne drejtim të një mali pran qytetit Kamenicë,  në momentin kur është takuar i dyshimti êshtë thirrë të ndalet ai është kthyer me arme te drejtuar ne drejtim te zyrtareve policor, zyrtaret  kane arritur qe ta venë nên  kontrollë dhe ta arrestojnë edhe për kunder rezistencës nga ana e të dyshimtit.

Sipas PK-së, pas hetimeve të para është mësuar se në rastin e grabitjes ka qen edhe një tjeter I dyshuari  A.L. (1988)i cili po ashtu është arrestuar nga zyrtaret Policor te Kamenicës ne fshatin Petroc.

Nga personi i dyshuar B. A. (1994)është konfiskuar nje arme Revole ngjyre e zeze– ZORAKI M 906 –B, një karikator , me (7 ) shtat copë fishekë te cal. 7,65 , nje kapelë e zezë formë maske me dy vrima, një telefon Samsung si dhe te holla  670 Euro  ( Baknota) që besohet tê  jen  grabitur sot në bankën  “Finca”  ,filiala ne Kamenicë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që  të dyshuarit te dërgohen ne mbajtje për 48 ore kurse me  rasti i cilsuar “Grabitje”vazhdonë  të hetohet nga hetues rajonale të Gjilanit./Indeksonline/