Banka Kombëtare e Serbisë analizon taksën 100% të vendosur nga Kosova
Banka Kombëtare e Serbisë ka analizuar skenarë të ndryshëm për të gjetur zgjidhje alternative dhe të mundësojë transaksione në gjithë territorin e Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën, pas vendosjes të taksës 100%.
Ky institucion financiar në koordinim të ngushtë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren, Ana Bërnabiq, janë duke u bashkërenduar rreth këtij vendimi.
“Do të drejtohet drejt mbrojtjes së qytetarëve dhe interesave të tyre si dhe bizneseve dhe vazhdimësisë së biznesit të tyre”, shkruan gazeta beogradase “Novosti”, transmeton Indeksonline
Nga ana tjetër, ministri RasimLjajiç ka deklaruar se çdo masë e re e Prishtinës do të ishte radikalizëm i mëtejshëm politik, pavarësisht nga masat e supozuara ekonomike.
Ai tha se ka marrë njëinformacion se me 26 dhjetor Kosova do ta fus në fuqi një ligj të ri përmbrojtjen e konsumatorit, e që, sipas Lajiqit, është i dëmshëm për serbët.