09:12 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Grabitet një argjendari në Ferizaj, plagoset një person

Policia ka njoftuar se tre të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një argjendari, ku kanë marrë një sasi të arit.

Gjatë konfrontimit, ata kanë plagosur me armë viktimen dhe janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan Indeksonline.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse policore. Rasti po hetohet nga njësitet policore./Indeksonline