22:30 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / MSH

Grabitet një market në Prishtinë

Është grabitur një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Dyshohet se grabitja është realizuar nga tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit” ka thënë ajo.