09:35 / E Hënë, 23 Janar 2023 / k.v

Grabitja e 300 eurove në ‘Shell’, policia arreston të dyshuarit

Një muaj pasi kishin kryer grabitjen e armatosur në pompën e derivateve të naftës “Shell”, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, policia ka arrestuar tre të dyshuar.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se të arrestuarit janë të rinj dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar menjëherë në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të organeve të drejtësisë.

Grabitja kishte ndodhur me 23 dhjetor rreth orës 02:00 ku nën kërcënimin e armës të dyshuarit kishin arritur të marrin nga punëtori i pompës 300 euro para të gatshme.

Të dyshuarin me shpejtësi kishin ikur nga vendi i ngjarjes mirëpo falë punës intensive të policisë është arritur të bëhet identifikimi dhe arrestimi i tyre.

Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve rajonale./IndeksOnline/