21:36 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Grabitja e armatosur në Podujevë, policia arreston një të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte një person në Podujevë me dyshimin se i njëjti është i përfshirë në grabitjen e armatosur që ka ndodhur të hënën në mesditë në qendër të Podujevës.

I dyshuari në bashkëpunim me të tjerë, nën kërcënimin e armëve, në mes të ditës kanë arritur të grabitin një filial për transfere të parave në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Të dyshuarit bashkë me paratë e grabitura kishin ikur në drejtim të panjohur ndërsa policia kishte nisur hetimet intensive për t’iu renë në gjurmë grupit grabitës.

I dyshuari i arrestuar ndodhet në Stacion të Policisë dhe është duke u marrë në pyetje ndërsa për të pas pak do të merr vendim Prokurori i rastit./Indeksonline/