75 Mall Live Search
10:21 / E Martë, 21 Prill 2026 / A

Grabitje e armatosur në hyrje të Tërnocit, dyshohet për marrje pengu!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në hyrje të Tërnocit, ku një grup i armatosur prej rreth pesë personash ka kryer një grabitje ndaj një artari, i njohur për redaksinë.

Sipas dëshmitarëve që kanë folur për Spektrin, skena ka qenë e frikshme dhe i ka ngjarë një filmi aksion, me persona të maskuar dhe të armatosur që kanë vepruar me shpejtësi.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se në momentet e para të incidentit, dyshohet se artari është marrë edhe peng nga autorët, para se të kryhej grabitja.

Spektri do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e fundit.