10:17 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në kryeqytet

Një person ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në marketin e tij në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë, kishte hyrë një person me maskë dhe nën kërcënimin e thikës kishte arrit të marr rreth dyqind (200) euro dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar ndërsa deri tani i dyshuari nuk është identifikuar./IndeksOnline/