15:39 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar që gjendet në këtë rrugë, raporton Indeksonline.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armës, ku një person i maskuar, ka grabitur një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij./Indeksonline/