08:25 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Grabitje me armë si në filma në pikën e karburantit

Pas vrasjes që tronditi Tiranën, një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Mësohet se një person i maskuar ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash në një pikë karburanti.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53 të kësaj të premteje në një karburant, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.

Dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S.

Nën kërcënimin e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës. Nuk raportohet për të lënduar.

Uniformat blu janë shpërndarë në terren duke u vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.