11:37 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Grabitje në një dyqan diamantesh në Maltë, policia në kërkim të 24-vjeçarit shqiptar

Një 24-vjeçari shqiptar i lidhur me grabitjen e armatosur të një dyqani bizhuterish të enjten në Sliema, shtetin ishull të Maltës, ka përfunduar në prangat e policisë.

Policia ka identifikuar atë si Ramazan Hysan dhe ka bërë apel ndaj kujtdo që ka informacion të njoftojë edhe anonim nëpërmjet numrave 119/ 21 224001 ose Distriktin Sliema në 2294 3351.

“Shitësi i dyqanit dhe një punonjës sigurie në kompleksin e Tigne, Sliema u sulmuan nga dy hajdutë me armë gjatë grabitjes së të enjtes”, njofton policia. Ndërkohë tvm.com.mt të premten raportoi se Policia po merr masa për të parandaluar të dyshuarit të largohen nga Malta.

Njëkohësisht është publikuar një fotografi të një prej grabitësve të përfshirë në ngjarjen e së enjtes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të dy grabitësve.

“Malta Today” është informuar se policia ka lëshuar edhe një urdhër arresti evropian.

“Dy persona të enjten vunë në shënjestër një dyqan bizhuterish të Diamonds International, duke u larguar me bizhuteri me vlerë mijëra euro. Ata ishin të armatosur me shotgun dhe sëpatë. Ata kishin vënë maska dhe paruke dhe u larguan me një makinë të bardhë, të cilën e braktisën në Gzira dhe vijuan arratisjen me biçikletë”, thuhet në njoftimin e policisë.