09:18 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Grabitje në një restorant në Prishtinë, një person i maskuar vodhi pazarin ditor

Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në një restorant në kryeqytet.

Një person ka informuar policinë se një person i maskuar, ia ka grabitur pazarin ditor, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, rasti në fjalë është duke u hetuar nga njësitet policore.

“Prishtinë 21.01.2021 – 21:20. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i restorantit, ka informuar se një person i maskuar dhe nën kërcënim të thikës, ia ka grabitur pazarin ditor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, njofton PK-ja. /IndeksOnline/

/Foto ilustrim/