10:13 / E Hënë, 18 Janar 2021 / k.v

Grabitje në pompë të derivateve në Gjakovë, punëtori bëhet për spital

Një punëtor i një pompe të derivateve në Gjakovë, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur, të cilët i kanë grabitur 800 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse policore./IndeksOnline/