75 Mall Live Search
08:45 / E Mërkurë, 22 Prill 2026 / MSH1

Graçanicë: Policia zbulon një laborator, dyshohet se u përdor për kultivim të narkotikëve

Njësite të Policisë së Kosovës mbrëmë kanë kryer një bastisje në një objekt të pabanuar, ku hasën në një laborator që dyshohet të jetë përdorur për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në Graçanicë, shkruan IndeksOnline.

Rasti është iniciuar si “Prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

“Rasti vazhdon të hetohet”, deklaron policia./IndeksOnline/