09:18 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gramoz Ruçi jep dorëheqje nga Asambleja e PS-së

Kryeparalmanetari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka hapur asamblenë e Partisë Socialiste duke prezantuar rendin e ditës, pjesa kryesore e të cilës përfshin raportimet e ministrave për objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes, ndërsa bëhet me dije se do të jetë Kryeministri Rama ai që do të prezantojë emrat e zëvendësministrave të rinj.

Ruçi gjithashtu ka bërë me dije se jep dorëheqjen nga posti i tij si sekretar i përgjithshëm i Asamblesë së PS, njofton Top Channel.

Ai tha se ky post kërkon angazhim maksimal, gjë që ai tashme e ka të pamundur për shkak te angazhimit si kreu i kuvendit.

“Arsyet e dorëheqjes është e lidhur me detyrën e re që më keni ngarkuar”, tha Ruçi.

“Kjo detyrë do kohë të plotë për përmbushjen e detyrave të forumit të lartë të partisë”.