19:36 / E Diele, 17 Dhjetor 2023 / AR

Grand Hotel Belushi, një mrekulli mes bjeshkëve të Rugovës

Rehati, komoditet e ngrohtësi në këto ditët të ftohta dimri, mund të gjeni vetem ne Grand Hotel Belushi aty ku bjeshkët e larta të Rugovës, bora e bardhë dhe luksi janë në harmoni të plotë më njëra tjetrën.

Grand Hotel Belushi, një perlë mes maleve të mbuluara me borë, ka marrë pamjen e një parajse të vërtetë. Andaj të gjithë ata qe duan të shijojnë dimrin e ajrin e pastër, kanë një mundësi të përkryer që ta shijojnë peizazhin me borë, një panoram e rrallë, që vetëm nga Grand Hotel Belushi mund ta përjetosh.

Megjithëse është një prej hoteleve më moderne në vend, dominon ushqim tradicional, edhe pse nuk mungon llojllojshmëria e ushqimeve, varësisht kërkesave dhe preferencave të klientëve. Dhoma komode, ambient luksoz dhe një staf profesional, janë në dispozicion për vizitorët që duan ta përjetojnë një dimër ndryshe.

Gryka e Rugovës e cila njihet ndër atraksionet më të famshme të turizmit malor në Kosovë, tani mes bjeshkëve të larta ka Grand Hotel Belushin, i cili ka sjellë një nivel tjetër shërbimi në Kosovë, për të gjithë ata që e kanë pasion malin, ajrin a pastër e shërbimin e përkryer. Andaj ndjeni mrekullinë e vërtetë të mikpritjes vetëm në Grand Hotel Belushi, aty ku çdo detaj është unik dhe çdo moment në Grand Hotel Belushi, do të mbetet për ju një kujtim i veçantë, i cili do të mbetet gjatë në kujtesë.