11:54 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Granit Xhaka bëhet baba për herë të parë

Fubollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka është bërë baba për herë të parë, duke mirëpritur në këtë jetë një vajzë, shkruan Indeksonline.

Kjo ka qenë e pritur tashmë sa ditë, por sot ka qenë vetë futbollisti i Arsenalit që e ka bërë të ditur se është bërë baba, duke publikuar një fotografi ku duket dora e vajzës së vogël dhe e gruas Leonita.

“Mirë se vjen princesha jonë e vogël, nëna dhe babi të dojnë shumë” , ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ku ka shprehur gëzimin që është bërë baba për herë të parë. /Indeksonline/