22:53 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Granit Xhaka e dërgon Arsenalin në finale (Video)

Arsenali ka kaluar në finale të Kupës EFL, pasi në gjysmëfinale ka mposhtur Chelsean me rezultat 2-1, shkruan indeksonline.

Blutë kaluan të parët në epërsi me golin e Eden Hazard në minutën e shtatë.

Arsenali riktheu rezultatin, së pari me autogolin e Antonio Rudiger e më pas me një gol të Granit Xhakës.

Arsenali në finale do të luaj përballë Manchester Cityt me 25 shkurt. /IndeksOnline/