15:51 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Granit Xhaka me statistikë të tmerrshme në Premierligë, ka gabuar më shumë se çdo futbollist tjetër që nga viti 2016

Tifozët e Arsenalit kanë shpërthyer me komentet e tyre ofenduese ndaj Granit Xhakës, pas gabimit të tij në ndeshjen e sotme.

Xhaka bëri një gabim të tmerrshëm duke ia dhuruar Burnleyt golin e barazimit.

Pas gabimit të sotëm, futbollisti me origjinë nga Kosova, është futur në listën e zezë të futbollistëve që kanë bërë më së shumti gabime që nga viti 2016/2017.

Granit Xhaka me tetë gabime është i pari në këtë listë, kurse më pas Cédric Soares (5), Ben Mee (5), Simon Francis (5), Nicolás Otamendi (5).

Kjo ishte njëra ndër ndeshjet më të dobëta deri më tash e tij me fanellën e skuadrës nga Londra.