15:07 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Granit Xhaka merr shtëpi në Milano, afër kalimit në Serinë A

Granit Xhaka po kalon momente të vështira tek Arsenali pas problemeve me tifozët.

Pas ndeshjes me Crystal Palacen, ylli shqiptar nuk është ftuar më në asnjë ndeshje tjetër.

Largimi i tij nga Londra është i pashmangshëm dhe këtë pritet ta bëjë që në janar, shkruan Indeksonline.

Sipas “Calciomercato”, Xhaka është duke kërkuar shtëpi në Milano.

Edhe më parë është raportuar se rosonerët janë duke e kërkuar mesfushorin e Zvicrës.

Transferimin e tij mund ta kryejë shumë lehtë Gazdisi, i cili e kishte marrë tek Arsenali nga Monchengladbachu. /IndeksOnline/