15:20 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Granit Xhaka puth pasardhësin në barkun e bashkëshortes

Granit Xhaka është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptarë në arenën ndërkombëtare, lojtari i Arsenalit dhe i kombëtares Zvicerane tash e një kohë është në pritje për tu bërë baba për herë të parë, shkruan Indeksonline.

Xhaka duket mjaft i gëzuar, dhe vazhdimisht poston fotografi ku tregon se së shpejti do të bëhet baba.

E së fundmi përmes një Insta Story, është bërë publike një fotografi mjaft interesante. Granit Xhaka puth barkun e bashkëshortes, duke i dhuruar dashuri pasardhësit që pritet të vijë në jetë.

Ai ende nuk e ka bërë publike gjininë e fëmijës që pret. /Indeksonline/