09:36 / E Enjte, 23 Maj 2024 / G T

Granit Xhaka reagon pas humbjes në finale: Është turp që ndodhi në një ndeshje të rëndësishme

Skuadra e Bayer Leverkusenit mbrëmë u mposht në finalen e UEFA Europa League, duke pësuar kështu humbjen e parë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.

Granit Xhaka, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës foli pas ndeshjes dhe u shpreh shumë i zhgënjyer që skuadra e tij u mposht, shkruan Indeksonline

“Është turp që kjo ndodhi në një lojë kaq të rëndësishme si finalja. Të jem i sinqertë, nuk na interesonte më rruga si të pamposhtur. Fatkeqësisht humbëm një finale sot”, u shpreh Granit Xhaka

Kujtojmë që skuadra e Leverkusenit ka edhe një tjetër finale gjatë kësaj jave. Ata do luajnë ndaj, Kaiserslauternit në finalen e DFB Pokal./Indeksonline/