17:21 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / OSH

Granit Xhaka shënon golin e parë ndaj Leicesterit

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka realizuar golin e parë të sezonit në edicionin e ri të Premier Leagues.

Ai shënoi në minutën e 55-të në ndeshjen e xhiros së dytë, ndaj Leicesterit.

Arsenali po udhëheq 3:1.Xhaka në këtë ndeshje është regjistruar edhe në listën e asistuesve. Asistoi në golin e parë të Gabriel Jesusit në pjesën e parë.