09:59 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Granit Xhaka u ‘çart’ mbrëmë: Largojeni atë m*** topi…

Skuadra e Arsenalit ka barazuar 1 me 1 mbrëmë në çerekfinalen e parë në UEFA Europa League ndaj Slavia Pragës.

‘Topcinjtë’ ishin duke fituar 1 me 0 deri në minutën e fundit të ndeshjes, ku lojtari Holes barazoi shifrat në ‘Emirates Stadium’, shkruan IndeksOnline

Kamerat kanë kapur momentin, kur mesfushori kosovar, Granit Xhaka iu bërtet bashkëlojtarëve të tij.

“Larojeni at m*** topi”, ishte shprehur Xhaka me nervoz.

Kjo nuk është hera e parë që lojtari i Kombëtares së Zvicrës bën reagim të tillë. Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet në Ceki më 15 prill./IndeksOnline/