18:10 / E Martë, 19 Janar 2021 / A. A

Granit Xhaka vendos një rekord të ri në Premier Ligë

Granit Xhaka regjistroi një nga paraqitjet më të mira me Arsenalin, të hënën në fitoren 3-0 ndaj Newcastle United.

Mesfushori shqiptar poashtu theu një rekord interesant në Premier Ligë këtë edicion, shkruan Indeksonline.

Ai vodhi topin 12 herë në gjysmëfushën kundërshtare, ndërsa regjistroi 112 prekje të topit, 95 pasime të kompletuara, 58 pasime në gjysmëfushën kundërshtare, 15 topa të rikuperuar.

28 vjeçari, është në sezonin e tij të 5-të te Arsenali. Muajin e ardhshëm pritet të regjistrojë ndeshjen e 150-të në Premier Ligë.

/Indeksonline/