17:04 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Granit Xhaka vjen me një “diss” për Tottenham

Ditëve të fundit çështja se kush do të jetë kapiten i Arsenal ka qenë shumë e nxehtë. Disa nga opsionet se kush mund të jetë kapiteni i parë i Topçinjëve në sezonin e ardhshëm kanë qenë Ozil, Ramsey por edhe emri i Xhakës ka qenë shumë i pëlqyer tek tifozët e Arsenal, shkruan Indeksonline.

Siç duket çështjen për t’u bërë kapiten i Arsenal, lojtari shqiptar Xhaka e ka marrë shumë seriozisht dhe po bën çdo gjë për të marrë përkrahjen e tifozëve të Arsenal.

Veprimi i fundit i Xhakës ka qenë shumë i habitshëm. Ai ka nënshkruar një fanell të Arsenal deri sa po shkonte në kampin stërvitor. Në fanell shkruhej “Unë e urrej Tottenham”.

Duke ditur rivalitetin e dy klubeve londineze, ky veprim i Xhakas është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët Topçinjë.

Granit Xhaka mori vëmendjën në Kupën e Botës pasi shënoj gol kundër Serbisë dhe festoj duke bërë shqiponjën. /Indeksonline/