10:20 / E Hënë, 08 Mars 2021 / AR

“Gratë bëjnë punë që burrat s’munden”, Anxhela ka një urim special për ditën e gruas

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, ka bërë një urim të veçantë për 8 marsin, Ditën e Gruas.

Në një intervistë te Roza Lati , ajo kishte shprehur fjalët më të mira dhe krenarinë që ka që është grua, shkruan Indeksonline.

“Më vjen mirë që ka një ditë për ne, sepse gruaja është gjëja më e bukur që Zoti ka krijuar dhe e meriton të ketë një festë. Dua të përshëndes të gjitha gratë e forta, të gjitha gratë në karrierë, të gjitha gratë që u bëjnë ballë situatave vetë në jetën e tyre dhe gjithashtu të gjitha mamatë tona, të gjitha gratë shtëpiake që rrisin kalamajtë me shumë dashuri, që merren me të gjitha punët, që burrat nuk munden dhe ua uroj gëzuar festën e 8 Marsit”, përfundoi ajo./Indeksonline/