19:24 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gratë mund të ndjehen më mirë nëse ndalojnë së veshuri sytjena, zbuloni arsyet

Sytjenat janë kryesoret për vajzat dhe gratë. Ka nga ato që i mbajnë gjithmonë veshur, madje edhe për të fjetur, por ka edhe nga ato që nuk i durojnë fare.

Rregullat shkelen kur bëhet fjalë për rehati por, duket se mosmbajtja veshur e sytjenave sjell dhe disa benefite për të cilat nuk ishim në dijeni.

Qarkullimi i gjakut përmirësohet.

Nëse e mendoni mirë, e kuptoni se sytjenat janë vetëm një copë veshjeje të cilat shtrydhin indet e gjoksit. Ky ngushtim mund t’i shtrëngojë enët e gjakut dhe ta pengojë qarkullimin e tij.

Do të flini më mirë.

Shumë vajza e kanë zakon të veshin sytjena gjatë gjumit. Megjithatë, ky zakon është shumë i pashëndetshem.

Studimet tregojnë se përdorimi i sytjenave gjatë gjumit e pengon ritmin cirkadian dhe e dobëson kualitetin e gjumit.

Gjoksi do t’ju duket më i madh.

Zakonisht femrat përdorin sytjena ‘push-up’ kur duan t’a shfaqin më shumë gjoksin. Por, mënyra më e mirë që të kenë gjoks të plotë e të dukshëm është duke mos përdorur fare sytjena.

Shëndeti i përgjithshëm i gjoksit do t’ju përmirësohet.

Shmangia e sytjenave gjithashtu ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe muskujve sepse me rritjen e qarkullimit të gjakut ngushtohet edhe toni i muskujve.