08:42 / E Enjte, 17 Mars 2022 / GF

“Green look”, trendi i ri i modës nga personazhet e njohur

Jeshilja është ngjyra e re “must” e këtij sezoni pranverë verë. Që nga dalja e Maluma në koncertin e të hënës, VIP- at që kanë pozuar me veshje në këtë ngjyrë kanë qenë të shumtë, mes tyre Beatrix Ramosaj, Jonida Maliqi, Elvana Gjata apo Lei Kraja.

Duke alternuar modele të ndryshme veshjesh dhe pamjesh, vajzat e njohura na kanë treguar tërthortazi se cila është tendenca e re e muajve të ardhshëm.

Për ta provuar duhet vetëm pak guxim!