13:43 / E Hënë, 27 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Greenwood i ashpër me Ronaldon, e quante ‘të vdekur’

Sulmuesi i Manchester United thuhet se është urdhëruar nga zyrtarët e klubit që të zbusë gjuhën e tij pas kritikave të ashpra ndaj superyllit Ronaldo.

Manchester United ka bërë të ditur, se atëhere raportet mes tyre kanë qenë jo të mira pasi Greenwood e quajti Ronaldon, atëherë në Real Madrid, ‘të vdekur’ – zhargon që do të thotë ‘mbaruar’ – në lidhje me rënien e tij.

Stafi u detyrua të ndërhynte, ku i thanë të tregohej më i pjekur.

Greenwood, 21 vjeç, aktualisht nuk është duke luajtur apo stërvitur për United ku klubi po kryen një hetim të brendshëm pasi Prokuroria e njoftoi në shkurt se çështja kundër tij do të ndërpritet.

Ai u akuzua në janar 2022 për tentativë përdhunimi, sulm që shkaktoi dëmtime trupore dhe përfshirje në sjellje kontrolluese dhe shtrënguese. Por CPS konfirmoi muajin e kaluar tërheqjen e dëshmitarëve të rastit dhe materialet e reja që dolën në dritë ku thonin se nuk ishte fajtor. /IndeksOnline/