21:45 / E Diele, 07 Gusht 2022 / Gj. Sh

Greenwood lirohet nga burgu pas pesë muajve, ja sa ka ndryshuar, Akuzohet për përdhunim

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, pas pesë muajve është liruar me kusht nga burgu , ku akuzohet për përdhunimin e një vajze dhe kërcënim për vrasje.

Ai ka ndryshuar shumë prej kur është arrestuar, këtë e dëshmojnë edhe disa fotografi ku futbollisti është kapur nga paparacët përpara shtëpisë së familjes së tij, me vlerë pesë milionë euro, që ndodhet në Cheshire, shkruan Indeksonline.

Greenwood, i cili jeton në Bowdon të Manchesterit, u pezullua nga United pas arrestimit të tij. Lojtari është hequr edhe nga FIFA 22, madje është lënë në baltë edhe nga sponsori “Nike” pas akuzave.

Sulmuesi, i parë për herë të fundit në prill ku mbante veshur një kapele, ndërsa ishte duke lëvizur me makinë, këtë herë është kapur në kamera në momentin që po nxirrte shëtitje qenin e familjes.

“Football Manager 2022” gjithashtu ka konfirmuar se ai nuk do të shfaqet pas përditësimit të tyre të fundit dimëror.

Të gjitha fanellat që mbajnë emrin e numrit 11 janë hequr nga faqja zyrtare e United dhe shokët e skuadrës e kanë hequr atë nga rrjeti social Instagram.

“Mason ka mbajtur një profil vërtet të ulët që nga arrestimi i tij. Akuzat e bëra kundër tij ishin të vështira për t’u përballuar. Por, prindërit e tij kanë qenë pranë tij në çdo hap të rrugës. Ata të gjithë presin që policia të marrë një vendim dhe nëse policët vendosin se ai nuk ka rast për t’u përgjigjur, atëherë ai mund të përpiqet të vazhdojë karrierën e tij futbollistike”, deklaroi një burim i mediave angleze pas publikimit të fotove./Indeksonline/