18:04 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Grekët komentojnë torturat ndaj shqiptarit në burg: Mori minimumin e asaj që meritonte

Rrahja barbare ndaj shqiptarit Aleksandër Luka në burgun e Avlonas në Rodos ka gjetur mbështetje në disa media greke, të cilët theksojnë faktin se ai mori minimumine asaj që meritonte.

Duket e çuditshme por ndjenjat shoviniste mbizotërojnë ende në dia pjesë të shoqërisë greke, të cilat mbështetësin publikisht qasje fashiste siç ishte ajo e torturave ndaj shqiptarit të akuzuarse ishte bashkëpunëtor në vrasjen e studentes greke në Rodos.

“Mori minimumin e asaj që meritonte”, shkruhet në disa portale greke, ndërsa ka mijëra komente që mbështesin këtë qasje ndaj tij.

Luka akuzohet se së bashku me një shok grek vranë dhe më pas hodhën në det një studente 21 vjeçare në Rodos të Greqisë,pasi ajo kishte thënë se seksi me shqiptarin ishte më i mirë se sa me shokun etij grek.

Mësohet se ishin shtatë persona ata që rrahën shqiptarin në mënyrë barbare në burg, ndërsa çuditërisht në spital ithanë se nuk kishte marrë dëmtime të mëdha. /albeu.com/