20:01 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Grekët ngrihen sërish kundër vaksinimit të detyrueshëm, protestë para Parlamentit

Qytetarët grekë kanë dalë sërish këtë pasdite në protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm për Covid-19.  Tubimi po zhvilllohet në qendër  të Athinës.

Me thirrje dhe pankarta kundër vaksinimit të detyrueshëm të shpallur nga qeveria ata nisën marshimin rreth orës 19:30 drejt parlamentit ku edhe janë mbledhur.

Forca të shumta policie po monitorojnë protestën. Shumica e protestuesve nuk mbajnë maska ​​dhe nuk respektojnë distancën.