20:40 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Grekët nuk e lanë të qetë për shkak të bluzës me UÇK-në, Ergys Kaçe shumë shpejtë transferohet në Gjermani

Mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe pritet që shumë shpejt t’a mbyll epokën e tij në Greqi.

Përkundër kualiteteve të shumta që posedon, tifozët grek që nga koha kur Kaçe u paraqit në një fotografi me logon e UÇK-së, ai nuk ishte më i pranuar në shtetin helen, transmeton Indeksonline.

Mediat në Shqipëri raportojnë se Kaçe shumë shpejtë do të zyrtarizohet si lojtar i klubit të madh gjerman, Hannover.

Hannover bën gara në Bundesliga 2 dhe e ka shumë seriozisht rikthimin në Bundesligë. /Indeksonline/