Grenell demanton Vjosa Osmanin, thotë se manipuloi fjalët e Trump

Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell tha se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Uashingtonit.
“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.
Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, tha Grenell në “X”.
Shame on @VjosaOsmaniPRKS for manipulating President Donald Trump’s words.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 13, 2025
Donald Trump was nominated for a Nobel Peace Prize for his work on Kosovo-Serbia peace & economic normalization in 2019 and 2020 – through the Trump White House signing of the Washington Agreement in the… pic.twitter.com/zXRWs8qyy3